Web Hosting Serverë VPS Email Hosting Radio + AutoDJ IRC Hosting Domene Shërbime Kontakt

Email Hosting me domenin tënd.

Email profesional me domenin tënd. Nga €1.00 në muaj.

Shkurt

Email hosting-u i ndize.al të jep adresa profesionale me domenin tënd (p.sh. emri@biznesiyt.al), mbi platformën e hapur mailcow: webmail me kalendar dhe kontakte, IMAP/SMTP për telefon dhe kompjuter, anti-spam dhe antivirus. Paketat ndryshojnë sipas hapësirës gjithsej (2 deri në 30 GB, e ndarë mes kutive postare), numrit të përdoruesve, numrit të domeneve dhe sa email mund të dërgohen në orë.

Paketat

Zgjidh paketën Email Hosting

Email Starter

Për një ekip të vogël.

€1.00 /muaj faturohet çdo muaj
  • 2 GB hapësirë gjithsej
  • 5 përdorues (kuti postare)
  • 1 domen i yti
  • Deri në 40 email dalës në orë
  • Webmail + IMAP / SMTP
  • Anti-spam dhe antivirus
Porosit Email Starter

Email Normal

Për biznesin në rritje.

€2.00 /muaj faturohet çdo muaj
  • 5 GB hapësirë gjithsej
  • 15 përdorues (kuti postare)
  • 1 domen i yti
  • Deri në 70 email dalës në orë
  • Webmail, kalendar dhe kontakte
  • Anti-spam dhe antivirus
Porosit Email Normal

Email Max

Për organizata të mëdha.

€10.00 /muaj faturohet çdo muaj
  • 30 GB hapësirë gjithsej
  • Përdorues pa limit
  • Domene pa limit
  • Limit dërgimi i rritur
  • Webmail, kalendar dhe kontakte
  • Alias dhe adresa të përbashkëta
  • Anti-spam dhe antivirus
Porosit Email Max

Të gjitha çmimet janë në euro. Mund ta ndryshosh paketën kur të rritesh.

Çfarë përfshihet

Gjithçka që të duhet, pa surpriza

  • Adresa me domenin tënd

    emri@biznesiyt.al në vend të një adrese falas — më shumë besim te klientët.

  • Webmail me kalendar dhe kontakte

    Lexo email-et, menaxho takimet dhe kontaktet nga çdo shfletues.

  • Në telefon dhe kompjuter

    IMAP/SMTP për Outlook, Apple Mail, Thunderbird, iPhone dhe Android; kalendari dhe kontaktet sinkronizohen me CalDAV/CardDAV.

  • Anti-spam dhe antivirus

    Spam-i dhe bashkëngjitjet e rrezikshme ndalen para se të arrijnë te kutia jote.

  • Hapësirë e përbashkët

    Hapësira e paketës ndahet mes kutive postare si të duash — më shumë për atë që i duhet.

  • Dërgim i besueshëm

    Domeni konfigurohet me SPF, DKIM dhe DMARC, që email-et e tua të mos bien në spam te të tjerët.

Platforma

  • mailcow
  • Postfix
  • Dovecot
  • SOGo

Siguri

  • Rspamd
  • ClamAV
  • SPF
  • DKIM
  • DMARC
  • TLS

Protokolle

  • IMAP
  • SMTP
  • POP3
  • CalDAV
  • CardDAV

Klientë

  • Outlook
  • Apple Mail
  • Thunderbird
  • iOS
  • Android

Pyetje të shpeshta për Email Hosting

Pse të kem email me domenin tim?

Një adresë si emri@biznesiyt.al duket profesionale, të mban markën kudo dhe nuk varet nga një ofrues falas.

Si funksionon hapësira “gjithsej”?

Çdo paketë ka një hapësirë totale (2, 5, 10 ose 30 GB) që e ndan mes kutive postare si të duash — p.sh. më shumë për drejtorin, më pak për info@.

Çfarë do të thotë limiti i email-eve në orë?

Është numri i email-eve që mund të dërgohen nga paketa brenda një ore: 40 te Starter, 70 te Normal, 120 te Plus, më shumë te Max. Limiti e mbron reputacionin e serverit, që email-et e tua të arrijnë në inbox dhe jo në spam. Email-et që merr nuk kanë limit të tillë.

Sa domene mund të përdor?

Starter dhe Normal punojnë me 1 domen, Plus me deri në 5 domene, dhe Max me domene pa limit.

A funksionon në telefon dhe në Outlook?

Po. Lidhet me IMAP/SMTP në çdo telefon dhe kompjuter; kalendari dhe kontaktet sinkronizohen me CalDAV/CardDAV. Ose e përdor direkt nga webmail-i.

A mund ta kaloj email-in nga një ofrues tjetër?

Po. I kalojmë kutitë postare dhe email-et e vjetra nga ofruesi i sotëm, që të mos humbësh asgjë.

Kemi më shumë nevoja se paketa Max. Çfarë bëjmë?

Na kontakto për paketën Custom: hapësirë, përdorues, domene dhe limite sipas nevojës së kompanisë suaj.

Shërbime të tjera hosting

Nuk je i sigurt cila paketë të duhet?

Na trego projektin — të rekomandojmë paketën e duhur, pa detyrim.