Web Hosting Serverë VPS Email Hosting Radio + AutoDJ IRC Hosting Domene Shërbime Kontakt

Web Hosting i shpejtë, me SSL falas.

Faqe, WordPress dhe dyqane online. Nga €3.49 në muaj.

Shkurt

Web hosting-u i ndize.al është vendi ku jeton faqja jote: faqe biznesi, blog, WordPress apo dyqan online. Paketat me pagesë punojnë mbi disqe NVMe, me SSL falas, backup ditor dhe — me pagesë vjetore — një domen .com, .eu ose .de falas për vitin e parë. Paketat ndryshojnë sipas numrit të faqeve (1, 5 ose pa limit), hapësirës (20 deri në 100 GB), email-eve dhe databazave. Për të filluar pa kosto ka edhe Xixa: paketë falas për një faqe, kur sjell domenin tënd.

Paketat

Zgjidh paketën Web Hosting

Xixa

Falas — sill domenin tënd.

Falas pa afat · një për klient
  • 1 faqe interneti (domeni yt)
  • 1 GB NVMe
  • 2 llogari email
  • 1 databazë MySQL
  • 20 GB trafik në muaj
  • SSL falas
  • Backup javor
Porosit Xixa

Shkëndija

Për faqen e parë.

€3.49 /muaj faturohet çdo muaj
  • 1 faqe interneti
  • 20 GB NVMe
  • 10 llogari email
  • 5 databaza MySQL
  • 250 GB trafik në muaj
  • SSL falas + backup ditor
  • Domen falas 1 vit (paketë vjetore)
Porosit Shkëndija

Zjarri

Për projekte serioze.

€9.49 /muaj faturohet çdo muaj
  • Faqe interneti pa limit
  • 100 GB NVMe
  • 200 llogari email
  • 100 databaza MySQL
  • 2 TB trafik në muaj
  • SSL falas, backup ditor + staging
  • Domen falas 1 vit (paketë vjetore)
Porosit Zjarri

Të gjitha çmimet janë në euro. Mund ta ndryshosh paketën kur të rritesh.

Çfarë përfshihet

Gjithçka që të duhet, pa surpriza

  • Disqe NVMe

    Faqet ngarkohen shpejt — e mirë për vizitorët dhe për renditjen në Google.

  • SSL falas

    Certifikatë SSL për çdo domen, që faqja të hapet me https që ditën e parë.

  • Backup ditor

    Në çdo paketë me pagesë: kopje çdo ditë, që të rikthehesh kur të duhet.

  • Domen falas për vitin e parë

    Me pagesë vjetore në Shkëndija, Flaka ose Zjarri: një domen .com, .eu ose .de falas për vitin e parë.

  • Email me domenin tënd

    Llogari si info@biznesiyt.al, të përfshira në paketë.

  • Xixa — falas

    Një faqe me domenin që ke tashmë, pa pagesë: ideale për të provuar ose për një faqe të vogël.

Ruajtje

  • Disqe NVMe SSD

Siguri

  • Let's Encrypt SSL
  • HTTPS
  • Backup ditor

Aplikacione

  • WordPress
  • WooCommerce
  • Joomla
  • PHP
  • MySQL / MariaDB

Pyetje të shpeshta për Web Hosting

Cila paketë hosting më duhet?

Për një faqe të vetme, Shkëndija mjafton. Nëse ke deri në 5 faqe ose një biznes në rritje, Flaka shton hapësirë dhe email-e. Zjarri është për projekte serioze: faqe pa limit, 100 GB dhe staging. Për të provuar pa kosto, nis me Xixa.

Si funksionon paketa falas Xixa?

Xixa është falas, pa afat: një faqe me domenin që e ke tashmë, 1 GB NVMe, 2 llogari email, 1 databazë dhe SSL falas. Është një për klient. Kur faqja rritet, kalon në një paketë me pagesë pa e rindërtuar asgjë.

Si e marr domenin falas?

Porosit Shkëndija, Flaka ose Zjarri me pagesë vjetore dhe zgjidh një domen .com, .eu ose .de gjatë porosisë: viti i parë i domenit është falas. Nga viti i dytë domeni rinovohet me çmimin normal.

A përfshihet backup?

Po. Çdo paketë me pagesë ka backup ditor; Xixa ka backup javor.

A mund të vë WordPress?

Po. Hosting-u është gati për WordPress, WooCommerce, Joomla dhe faqe të tjera me PHP dhe MySQL.

Pse nuk shkruani “pa limit” për hapësirën?

Sepse kufijtë “pa limit” kanë gjithmonë një rregull “fair use” të fshehur. Te ne sheh numra të vërtetë — hapësirë, email, databaza dhe trafik — dhe i merr të gjitha ato që shkruhen.

A mund ta kaloj faqen time nga një ofrues tjetër?

Po. Na kontakto dhe të ndihmojmë ta kalosh faqen dhe email-et pa i humbur.

Më duhet më shumë se Zjarri. Çfarë bëj?

Na kontakto për Web Hosting Custom: hapësirë, trafik dhe faqe sipas nevojës, me burime të rezervuara — ose shiko serverët VPS kur të duhet qasje root.

Shërbime të tjera hosting

Nuk je i sigurt cila paketë të duhet?

Na trego projektin — të rekomandojmë paketën e duhur, pa detyrim.