Web Hosting Serverë VPS Email Hosting Radio + AutoDJ IRC Hosting Domene Faqe interneti Shërbime Blog Kontakt
Hyr Ndize tani
Aplikacion SaaS për ekipe · Ndërkombëtar

Brainitive

Hapësira e punës që bashkon projektet, tabelat Kanban dhe dokumentet — me AI agents të lidhur drejtpërdrejt.

€0
për të nisur, pa kartë
4
plane: Free, Plus, Pro, Max
MCP
lidhje me ChatGPT dhe Claude
PWA
instalohet në çdo pajisje
brainitive.app
Faqja kryesore e Brainitive
E njëjta faqe në telefon

Shkurt

Brainitive është një aplikacion SaaS që bashkon në një vend atë për të cilin ekipet zakonisht përdorin tre mjete: tabela Kanban si Trello, dokumente dhe wiki si Notion, dhe vizatime si një whiteboard. Ndërtuam produktin e plotë: hapësira pune me role, tabela me detyra dhe komente, faqe me editor të pasur, whiteboard Excalidraw, sinkronizim me Google Calendar, portal ndihme për klientë dhe një server MCP që lejon ChatGPT dhe Claude ta lexojnë dhe ta përditësojnë hapësirën e punës në mënyrë të sigurt.

Sipas faqes së produktit, tetor 2026.
Sfida

Çfarë duhej zgjidhur

Ekipet e vogla punonin në tre-katër mjete njëkohësisht — një për detyrat, një për dokumentet, një për vizatimet dhe kalendarin. Informacioni shpërndahej, dhe çdo mjet kishte abonimin e vet.

Me ardhjen e asistentëve AI, lindi edhe një nevojë e re: që AI të mund të lexonte dhe të përditësonte projektet dhe dokumentet e ekipit drejtpërdrejt, me të njëjtat leje si një anëtar i ekipit.

Zgjidhja

Si e ndërtuam

Ndërtuam Brainitive si aplikacion Laravel me React (Inertia.js) — ndërfaqe e shpejtë si një aplikacion desktop, por në shfletues dhe e instalueshme si PWA. Hapësirat e punës mbajnë projekte me tabela Kanban, lista detyrash, faqe wiki në formë peme, whiteboard Excalidraw, snippets dhe bookmarks, me role admin, editor dhe viewer.

Për AI ndërtuam një server MCP (Model Context Protocol): ChatGPT ose Claude lidhen me hapësirën e punës dhe krijojnë kartela, faqe dokumentimi ose ngjarje në kalendar në emër të përdoruesit — me lejet e tij. Edhe ky dokumentacion i ndize.al mbahet në Brainitive dhe përditësohet nga agjentët AI.

Funksionet

Çfarë bën platforma

  • Hapësira pune dhe role

    Ekipe dhe projekte të ndara, me role admin, editor dhe viewer.

  • Tabela Kanban

    Drag-and-drop, etiketa, prioritete, nën-detyra, bashkëngjitje dhe komente.

  • Wiki dhe dokumente

    Faqe në formë peme me editor të pasur: tabela, kod, formula, embed dhe komanda “/”.

  • Whiteboard

    Excalidraw brenda faqeve, për skica dhe diagrame.

  • Google Calendar dhe Tasks

    Orari dhe detyrat e Google në të njëjtin vend, me riplanifikim.

  • AI agents me MCP

    ChatGPT dhe Claude lexojnë dhe përditësojnë hapësirën e punës në mënyrë të sigurt.

  • Portal ndihme

    Widget dhe portal për tiketat e klientëve.

  • Njoftime dhe PWA

    Njoftime në aplikacion dhe web push; instalohet si aplikacion.

  • Hyrje e lehtë

    Me email, Google ose GitHub.

Pamje

Nga afër

Teknologji

Me çfarë e ndërtuam

Aplikacioni

  • Laravel
  • React
  • Inertia.js
  • Tailwind CSS
  • Vite

Editor & vizatim

  • Editor i pasur (rich text)
  • Excalidraw

AI & integrime

  • Model Context Protocol (MCP)
  • OAuth
  • Google Calendar API
  • Google Tasks API

Platforma

  • PWA
  • Web Push
  • Google & GitHub Sign-In
  • Analitikë e vetë-hostuar

Shërbimet që përdorëm

Do diçka të ngjashme?

Nga një faqe biznesi te një platformë si Brainitive — na trego idenë.